12.8 C
Skopje
E martë, 18 Nëntor, 2025

Osmani dhe Selami mirëpriten nga disa familje maqedonase në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, dhe bartësi i listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, gjatë ditës së sotme janë takuar me disa familje maqedonase dhe qytetarë të lagjeve të ndryshme të komunës, ku ka zhvilluar biseda të hapura për sfidat e përditshme dhe pritshmëritë e tyre pas zgjedhjeve të 19 tetorit.

Osmani tha se në çdo takim ka ndjerë të njëjtën dëshirë te qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike – dëshirën për ndryshim dhe përmirësim të jetës në Çair.

“Në çdo bisedë, pavarësisht përkatësisë, ndjeva të njëjtën dëshirë – që pas më shumë se 20 vitesh të vijë ndryshimi i mentalitetit që thotë ‘Çairi nuk bëhet më mirë’. Por mund të bëhet,”  deklaroi Osmani.

Ai shtoi se Çairi meriton një epokë të re zhvillimi dhe bashkëpunimi ndërqytetar.

“Le ta bëjmë ndryshimin – bashkë!”, përfundoi Osmani, duke theksuar se bashkimi i energjive dhe besimit të qytetarëve është çelësi për një Çair më të mirë.

Të ngjajshme

Të fundit