30.5 C
Skopje
E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Osmani mohon takimin me Gruevskin!

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it për një takim të tij me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, me qëllim sigurimin e deputetëve për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, informon POPULLI.mk

“Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e VLEN-it vazhdojnë. E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR”, theksoi Osmani.

Sipas tij, këmbëngulja e kundërshtarëve për të përhapur gënjeshtra dhe të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë. “Ndërsa ata, përveç fushatës negative, nuk ofrojnë asgjë tjetër, ne po krijojmë një lëvizje për ndryshim që rritet dita-ditës”, u shpreh Osmani.

Ai shtoi se “përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor”, duke e lidhur atë me procesin zgjedhor që pritet të mbahet në këtë datë. / © POPULLI.mk