22.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Osmani: Po hartojmë një plan gjithëpërfshirës për një Çair modern dhe funksional

- Advertisement -

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se një ekip profesionistësh të fushave të ndryshme tashmë ka nisur punën për hartimin e një plani gjithëpërfshirës për transformimin e Çairit, informon POPULLI.mk

Në një postim publik, Osmani theksoi se ky nuk është një plan elektoral, por një vizion afatgjatë për brezat që do të vijnë. Ai u shpreh se synimi është krijimi i një Çairi modern, të pastër dhe funksional, një komunë shembull për gjithë vendin.

“Një ekip i jashtëzakonshëm profesionistësh nga vendi tashmë ka nisur punën për një plan gjithëpërfshirës për Çairin. Një Çair modern, i pastër, funksional, një komunë shembull. Nuk po bëjmë plan fushate, por plan për brezat që vijnë,” shkruan Osmani.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për përfshirje të qytetarëve, ekspertëve dhe zërave të përgjegjshëm në këtë proces, duke e quajtur një angazhim kolektiv që do të lërë gjurmë për të ardhmen.

“Ftoj çdo qytetar të angazhuar, çdo mendje krijuese dhe çdo zë të përgjegjshëm të bëhet pjesë e këtij procesi. Le ta ndërtojmë bashkë një Çair për të cilin gjeneratat që vijnë do të jenë mirënjohës,” përfundon ai.

Ky njoftim vjen në një kohë kur gara për komunën e Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale po bëhet më e ashpër, kur tashmë dihet se Bujar Osmani është kandidat i BDI-së ndërsa pritet nga VLEN të jetë Izet Mexhiti. / © POPULLI.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit