1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Osmani prezanton tre mekanizma për mbrojtje nga korrupsioni dhe rritje të efikasitetit në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar tre mekanizma të rinj që, sipas tij, do të garantojnë mbrojtje nga korrupsioni dhe menaxhim më efikas të pushtetit lokal. Iniciativat e paraqitura janë: Syri qytetar”, “Çair 48” dhe “Roja ndërtimore”, informon POPULLI.mk

Sipas Osmanit, këto masa do ta kthejnë qytetarin në mbrojtës të interesit publik dhe gardian të përdorimit të drejtë të parave publike. Ai shtoi se qytetarët dhe organizatat joqeveritare do të kenë rol të drejtpërdrejtë monitorues mbi punën e komunës.

“Pas 19 tetorit, Çairi do të funksionojë ndryshe – me efikasitet, transparencë, pa korrupsion dhe me rend”, deklaroi Osmani, duke theksuar se masat e reja do të jenë revolucionare për qeverisjen lokale dhe do të shërbejnë si model për komunat e tjera në vend. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit