Kandidati për komunën e Çairit nga AKI, Bujar Osmani ka paraparë që në rrugën “Cvetan Dimov” të ketë nënkalim dhe jo zgjerim të rrugës, përcjell TV21. Siç tha Osmani, me zgjerim të rrugës vetëm se do të ketë fluks më të madh të veturave dhe njëkohësisht do të ngushtohen hapësirat duke mos krijuar diçka të re.
“Ne kemi diskutuar edhe versionin të shtohen korsi. Vlerësimi i tyre ka qenë, mënyra më e mirë për të zgjidhur atë çështje është me nënkalim dhe mbi të, të shfrytëzohet të bëhet sheshi i dytë në Çair, Sheshi Liria, që do lidh Seravën dhe Gazi Babën dhe do jetë një qendër sociale ku njerëzit do kenë mundësi të dalin, të njihen, të shetiten dhe parkim nëntokësor. Kjo është e vetmja mënyrë”, deklaroi Bujar Osmani.
–Kundërshtari juaj e sheh zgjidhje të rrugës “Cvetan Dimov” me zgjerim. Ju nuk mendoni që kjo është zgjidhje?
“E kemi shqyrtuar me arkitektët edhe këtë version, kemi marre të gjithë shembujt e botës. Sa ma shumë korësi, aq më shumë fluks të veturave dhe nuk është zgjidhje. Pastaj me korësi ju vetëm ngushtoni hapësirat, po nuk krijoni funksione të reja”, tha Osmani
