33.8 C
Skopje
E martë, 9 Shtator, 2025

Osmani: Shqetësuese legjitimimi i politikave të “Botës Serbe” nga disa fraksione shqiptare

Bujar Osmani, kandidati i AKI-së për Çairin ka komentuar prezencën e krerëve të lartë shtetëror të Serbisë në Maqedoninë e Veriut, për të shënuar data historike për serbët në Manastir, ku me defile dhe Akademi u shënua “Beteja e Selanikut” gjatë Luftës së Parë Botërore, kur u pushtua zyrtarisht Maqedonia dhe Kosova.

Sipas Osmanit, videoja e fundit nga Manastiri me eksponentë të shtetit serbë, ka kaluar të gjitha linjat e kuqe.

“Reflektim i asaj që ne po flasim tashmë një vit e gjysmë. RMV ka hyrë thellë në kthetrat e botës serbe. Ka nisur kjo me emërimin e Stoillkoviq për zëvendëskryeministër për MO-në dhe në këtë mënyrë të kapë elementet më të rëndësishme të sistemi. Filloi me raportin e Parlamentit Europian, ku 461 deputetë të PE-së votuan rezolutën ku thonë se RMV është futu thellë në botën serbe. Vazhdoi me tentimin e hapjes së bankës serbe, kompanisë për telokomunikim. Dhe, nuk ndalet këtu, kanë hyrë në çdo sferë të sistemit, kanë hyr në biznese, në politikë. RMV është në pikën më të afërt si pjesë, si proxy lojtar i botës serbe, ndoshta që nga lufta e parë botërore”, tha Osmani.

Tentimi i shqiptarëve, përpjekja e partive politike për ta shtyrë vendin në BE, nuk është vetëm për jetë më të mirë atje, tha më tej Osmani.

“Një hap drejt BE-së është një hap shkëputje nga bota serbe. Një hap ngadalësim, është një hap drejt botës serbe. Bllokimi drejt BE-së nuk është i rastësishëm. Është pjesë e politikës së botës serbe që ta ndajë RMV nga BE”, theksoi Osmani, ndërsa shprehi shqetësimin se kjo politik po legjitimohet nga një grup i fraksioneve shqiptarëve, duke aluduar në koalicionin VLEN.

Të ngjajshme

Të fundit