8.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Osmani: Sulmi në Banjskë ishte kundër NATO-s!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, të enjten ka përkujtuar trazirat në Zveçan, ku trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm serbë, të tubuar para ndërtesës së Komunës së Zveçanit për të kundërshtuar punën e kryetarit Ilir Pecit

Ajo ka kërkuar që autorët, që sipas saj ende janë të lirë në Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiç-it, e këtij sulmi brutal ndaj trupave të KFOR-it duhet të mbahen përgjegjës.

Mosndëshkimi, sipas saj, vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç “tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”.

Siç dëshmohet qartë nga pamjet video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar serbë me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.

“Ky ishte një sulm kundër NATO-s dhe ata që e urdhëruan dhe e ekzekutuan dihen qartë. Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre në vijën e paqes, sigurisë dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve”.

Të ngjajshme

Të fundit