27.2 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Osmani takim me të rinjtë e Çairit!

Kandidati i BDI në Çair, Bujar Osmani nën shoqërinë e Abdulselam Selamit sot ka takuar të rinjtë e Çairit në parkun e kësaj komune ku ka përcjellë një mesazh “Rinia nisi…”, informon POPULLI.mk. 

Si duket ky numër i madh aktivistë dhe përkrahës do të bëjë një punë të madhe në terren së bashku me kandidatin për kryetar.

Osmani njihet për PR ndryshe, sidomos në kohë zgjedhjesh. Të presim e të shohim se si do të funksionojë po sa të shpallen zgjedhjet. A do të mund t’i bëjë ballë kjo rini e BDI, rinisë së VLEN-it.