Sot në shtëpinë e tij i pari i AKR-së ka mirëpritur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti si dhe ministrat tjerë nga radhët e BDI-së në Qeverinë aktuale.
Rikujtojmë se ka kaluar një vit që nga takimi i fundit ku Behxhet Pacolli ishte në Shkup dhe premtoi 50 milionë euro investime në Komunën e Çairit, si projekt i Mabetex-it për ndërtimin e parkingjeve në kate. Mos ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja e ritakimit me kreun e BDI-së dhe kolegët tjerë të kryetarit Ahmeti. Më poshtë e keni deklarimin e Pacollit me datë 6.09.2021 rreth parkingjeve.
“Një projekt i jashtëzakonshem që do i sjellë Komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërimi, rekreacioni e sporti, dhe që përfundimisht do të përmisojë jetën e qytetareve dhe transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim. Jam i nderuar që kemi zgjedhur Komunën e Çairit për të realizuar këtë investim. Do të lidhim shqiptarët e do ndërtojmë me shije e me stil, siç bëmë gjithandej botes dhe siç po bëjmë sot edhe në Shqipëri”, ka thënë Pacolli me datë 06.09.2021
