26.8 C
Skopje
E premte, 20 Qershor, 2025

Paga mesatare neto në prill arrin 45.452 denarë – rritje prej 10.7%

Paga mesatare mujore neto për të punësuar në muajin prill arrin 45. 452 dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është më e lartë për 10.7%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësorë dhe social për 15.0%, Arsim për 14.6% dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse për 13.2%.

Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 4.5%, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 3.9%, Informimi dhe komunikimi për 3.6%.

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2025 arriti 68 294 denarë.

Të ngjajshme

Të fundit