18.8 C
Skopje
E premte, 14 Mars, 2025

Paga minimale/ Sindikatat Europiane: Sulmet ndaj sindikatave janë të papranueshme

Liderët e sindikatave evropiane dhe atyre rajonale, së bashku me Sindikatën e Maqedonisë, diskutuan për pagën minimale dhe rritjen e saj. Ata kërkuan që Maqedonia të ndjekë shembujt e vendeve si Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi për të siguruar një pagë të denjë për punëtorët.

Liderët e të gjitha sindikatave evropiane, këshillit të sindikatave rajonale dhe konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë sot mbajtën takim në të cilin u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, pjesë e negociatave për pagën minimale. Kryetari i Lidhjeve të Sindikatave në Maqedoni, Trendafilov, shtoi se vendi ynë sa më shpejt duhet ndjekur rrugën e vendeve si Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, për një pagë minimale që çdo punëtor të qëndrojë në vendin e tij për të punuar.

“Shpresoj se ajo që do të dëgjoni nga kolegët tanë për zhvillimet në vendet e tyre dhe problemet me të cilat përballen do të jetë një sinjal i mirë se ndoshta ne, si Maqedoni, duhet të arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur me rritjen e pagës minimale si në rajon, në mënyrë që mos të vijmë në situatë që punëtorët tanë të shkojnë atje.”
Sulmet e bëra ndaj Sindikatave në vend për Tea Jarc nga Sllovenia janë të papranueshme, ajo thotë që Qeveria ka obligim për të pranuar propozimin ndaj sindikatave për të arritur dialog dhe negociata” – tha Trendafilov.

“As Qeveria dhe as punëdhënësit nuk duhet të sulmojnë sindikatat. Nëse është e nevojshme, sindikatat do të dalin në rrugë, por ne presim dialog, dialog social. Shpresoj se në Maqedoninë e Veriut këto sulme ndaj sindikatave do të ndalohen, dhe të ketë dialog social dhe negociata, dhe përmes atyre negociatave do të pajtoheni se cila është paga minimale adekuate për punëtorët në Maqedoninë e Veriut.”

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë rritjen e pagës minimale në 500 euro. Megjithatë, akuzat ndaj Trendafilov dhe Sindikatave edhe sot nuk janë ndalur nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, të cilat kërkesat e tij të mbështetura me analiza janë të paargumentuara, dhe se bazohen në kërkesat e LSDM-së, dhe andaj janë larg realitetit.

Të ngjajshme

Të fundit