15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2760

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot zgjedh kryetarin e ri

0

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot do të mbajë mbledhjen e rregullt vjetore zgjedhore në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri, si dhe anëtarët e Bordit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës dhe Gjykatës së Nderit.

Për pozitën e kryetarit të SHGM-së, përveç presidentit aktual Mlladen Çadikovski (TV 24), kandidatura kanë paraqitur edhe Marjan Nikolovski (Sitel) dhe Filjana Koka (MTV).

Janë 24 kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues, nëntë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës dhe 11 për anëtarë të Këshillit të Nderit.

SHGM është shoqatë e gazetarëve profesionistë e themeluar më 17 shkurt 1946 në Shkup.

adv

Spitali modular Tetovë / Ka filluar heqja e mbetjeve

0

Pesëmbëdhjetë muaj pas rastit tragjik në modularin e Tetovës, sot kanë filluar punimet për heqjen e mbetjeve të objektit të shkrumbuar.

Mos heqja e modularit për kaq kohë të gjatë, nga drejtuesit e spitalit arsyetohej me ndalesën nga ana e prokurorisë, leje kjo që Spitalit klinik të Tetovës iu dha para vetëm një muaji, ku u deklarua se objekti nuk është më pjesë e provave materiale për hetimin.

Punimet për heqjen e modularit pritet të zgjasin dy ditë, ka informuar drejtori i Spitalit klinik të Tetovës. Në vendin e modularit, pas heqjes së mbetjeve, pritet të krijohet një park të vogël, ku edhe do të vendoset pllaka përkujtimore e 14 viktimave që humbën jetët natën e kobshme të tetë shtatorit, vitin e kaluar.

Për rastin e djegies së modularit të Tetovës, për të tretën herë që nga shtatori, ka dështuar fillimi i seancës gjyqësore, ku të akuzuar janë dy ish drejtorët e Spitalit klinik, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku përgjegjës i modularit Boban Vuçevski si dhe Spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik. Seanca e radhës është e caktuar pas katër ditësh./Alsat.mk

adv

47 sanksione për shoferët e autobusëve që transportojnë nxënës

0

“Gjatë ditës së djeshme (02.12.2022) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është kryer aksion kontroll në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve. nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa dy vetura janë përjashtuar nga qarkullimi.

Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, njoftojnë nga MPJ-ja.

 

adv

Xhaka për babain e tij: Historia e tij është tragjike, e kanë rrahur shumë në burgjet serbe

0

Familja e Granit Xhakës, ylli shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës, ka një të kaluar që u ngjan shumë familjeve kosovare.

Babai i tij, Ragip Xhaka, aktivist i çështjes shqiptare, ishte i burgusur politik në ish-Jugosllavi. E kaluara e tij, vazhdon të jetë një nga epiqendrat që i jep forcë futbollistit Xhaka.

“Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time,” – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq tragjike. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë,” por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes kur kanë ndjerë se kishte përbirë diçka dhe s’mund ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij.”’

Ai madje thoshte se babai i tij është një kosovar krenar.

“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngriste krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike – nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike.” – vazhdonte tutje z. Xhaka.

adv

Xhakës mund ti kushtojë fanela me mbiemrin Jashari

0

“Blick”, si mediumi më i madh zviceran, ka vendosur që t’ia dedikojë ballinën Granit Xhakës pas paraqitjes sublime që bëri mbrëmë ndaj Serbisë, por njëherësh ngre dyshime për ngritjen e ndonjë hetimi të FIFA-s për sjelljet e tij pas ndeshjes.

Një gjest më se simbolik i interpretuar nga prizma e shqiptarëve bëri që Xhaka të shndërrohej edhe një herë në një imazh patriotizmi dhe në një figurë heroike. Po flasim për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari nga ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Megjithatë, në Zvicër druhen se mos një gjest i tillë do të nxisë edhe reagimin e FIFA-s duke hapur një hetim, ngase për dikë mund të duket si mesazh politik.

Mirëpo, siç bën të ditur “Blick”, deri më tani nuk është shënuar asnjë hap nga instanca më e lartë e futbollit në lidhje me këtë çështje.

Ishte vetë Granit Xhaka që dje pas ndeshjes sqaroi publikisht se s’kishte asnjë mesazh me prapavijë politike, por thjesht ishte një dedikim për bashkëlojtarin e tij, Ardon Jasharin.

adv

Moti sot

0

Temperaturat sot në Maqedoninë e Veriut do të jenë nga 3°C minimalja, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë në 10°C.

Do të jetë mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm. Mbrëmja nuk do të jetë edhe shumë e ftohtë, sikurse e një dite më parë.

adv

Njihuni Me Bukuroshen Kosovare Që Çmend Serbët Dhe Rrjetet Sociale, Zbuloni Pse

0

Nuk meret as me modelizëm as me muzikë, por Ariana Dautaj është një nga femrat më të bukura në Kosovë e cila tashmë njihet si blogere shumë e famshme.

Ariana Dautaj është nga Deçani e së fundi ka realizuar disa foto në të cilat shihet e veshtur me uniformë të FSK-së dhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në rrjetet sociale, Ariana po çmend serbët me këto foto në të cilat shihet edhe duke e bë shqiponjën e kjo gjë nuk po i konvenon serbëve të cilët po çmenden në rrjetet sociale, derisa Ariana është shumë e famshme edhe në rrjetin social Tiktok.

adv

Ministria e Kulturës për gjuhën shqipe përdorë ”Google Translate”?!

0

MINISTRIA E KULTURËS: KEMI TË ANGAZHUAR DY PËRKTHYES TË GJUHËS SHQIPE

Jo më larg se dje nëpër rrjetet sociale u shfaqën gabime drejtshkrimore të gjuhës shqipe nëpër konkurset e shpallura nga Ministria e Kulturës. Përveç se mungojnë Ë në këtë konkurs të shpallur, gabime ka edhe në drejtshkrim, fjali të cilat janë edhe të pa kuptimta.

Lidhur me këto lëshime TV Klan Maqedoni kërkoi përgjigje nga Ministria e Kulturës së a ka persona adekuat për përkthime në gjuhë shqipe apo konkurset e shpallur në këtë ministri përkthehen me google translate.

“Ju njoftojmë se Ministria e Kulturës ka angazhuar 2 përkthyes të gjuhës shqipe si bashkëpunëtorë të jashtëm. Sa i përket shpalljes së një prej konkurseve të fundit, theksojmë se bëhet fjalë për gabim teknik nga ana e tyre, i cili është korrigjuar pasi është vërejtur” – thonë nga Ministria e Kulturës.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar Ministria e Kulturës ishte temë diskutimi për lëshimet e gjuhës shqipe e kjo gjendje vazhdon të mbetet aktuale edhe këtë vit.

adv

Kjo është letra që e la Sokol Halili para se ta vriste ish-bashkëshorten (FOTO)

0

Sokol Halili e kishte lënë një letër, që ua kishte dorëzuar familjarëve të tij, në momentin kur ishte kthyer në shtëpia, teksa policia po e kërkonte për vrasjen e shtatzënës Hamide Magashit.

Në fillim të letrës, Halili ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.

Kjo është letra e plotë:

adv

Erdogan: Turqia, ndër vendet më të sulmuara me lajme të rreme

0

Turqia është një prej shteteve më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme, ndërsa dezinformatat përhapen si kërcënim serioz në procesin e digjitalizimit, tha të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Për shkak të lokacionit strategjik, politikës origjinale që e bën dhe qëndrimin parimor në çështjet rajonale dhe globale, Türkiye është një prej shteteve më të prekura nga lajmet e rreme në gjithë botën”, tha Erdoğan në video mesazhin e tij në Samitin Stratcom 2022.

Të premten në metropolin turk Istanbul filloi samiti dyditor ku pjesëmarrësit do të merren me temat globale në fushën e komunikimeve strategjike. Samiti mban titullin “Komunikimi strategjik në kohën e paqartësive”, ndërsa marrin pjesë 52 folës nga 24 shtete.

Erdoğan theksoi se si rezultat i digjitalizimit po ndodhin transformime të mëdha të mjeteve të komunikimit dhe burimeve të lajmeve.

Ai shtoi se kanalet digjitale gjithnjë e më shumë po përdoren si element aksionesh psikologjike në tensionet ndërshtetërore.

“Hipokrizia lidhur me luftën tone kundër organizatave terroriste, sidomos DAESh-it, FETO-s dhe PKK-së, shumë herë e ka treguar këtë realitet. Gjuha e disa shtëpive ndërkombëtare mediatike që e kemi parë pas sulmit terrorist në rrugën Istiklal, pothuajse ka shkuar në duar të autorëve”, tha presidenti turk.

Siç tha Erdoğan, nevojitet një kuptim i ri i komunikimit, i përqendruar te e vërteta.

Më 13 nëntor, organizata terroriste YPG/PKK kreu sulm terrorist në rrugën e frekuentuar Istiklal në Istanbul, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 81 të tjerë.

adv