BDI drejt përçarjes, proces i pandalshëm, pavarësisht se për dikë i dhimbshëm
BDI po shkon drejt përçarjes dhe ku proces tashmë është i pandalshëm. Para se gjithash është një proces demokratik, pavarësisht se për dikë është i dhimbshëm.
Karvanet e ndara në terren janë sinjale për ndarje rrugësh.
Nëse Ali Ahmeti e ka ndarë mendjen për të ndarë rrugët me shokun e tij të moçëm, Musa Xhaferi, atëherë kjo nuk ndalet, sepse ndarjet e dhimbshme të rrugëve, të motivuara për interesa pushtetesh ndodhën edhe mes shokëve të tij, Hashim Thaçit me Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Por, ndodhën edhe shumë ndarje të tjera, pavarësisht liderëve të fuqishëm dhe të pakontestueshëm!
Andaj ndoshta nuk do të jetë vonë kur do të shohim Nisma apo lista politike!