3.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Pallçishtasit protestojnë para komunës së Bogovinës

Uji i pijshëm në Pallçisht vazhdon të jetë një ndër kërkesat e banorëve të Pallçishtit të komunës  së Bogovinës. Sot ata kanë protestuar para komunës duke kërkuar llogari për mashtrimet nga kryetari Besnik Emshiu për premtimet e dhëna që nuk relizohen.

Sipas  banorëve të Pallçishtit,  kryetari i Bogovinës, Besnik Emshiu ju ka thënë se ky problem nuk i takon komunës por institucioneve tjera

“maksimum 15 ditë, tenderi ka kaluar, e ka pranuar firma, tash vetëm mbykqyrja, këtë që them une e ka thënë kryetari”  u shpreh kryetari i bashkësisë lokale të Pallçishtit.

Sipas kryetari të bashkësisë lokale të Pallçishtit, ata janë takuar me kryetarin e Bogovonisë, BEsnik Emshiun por ai ju ka thënë se nuk është punë e tij.

“Jemi takuar me krytearin dhe ai na ka thënë se nuk është puna ime” thotë Akiki

Sipas Akikit protesta do të vazhdojë para komunës së Bogovinës dhe do të radikalizohet pasi ata nuk duan asgjë, por vetëm ujë të pijshëm.

Nga komuna e Bogovinës nuk ka ndonjë sqarim në lidhje me protestat. Kryetari i komunës ditë më parë para mediave tha se projekti është i institucioneve tjera.

Të ngjajshme

Të fundit