9.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Pantina: E papranueshme deklarata e Kurtit, turp të kujtohet Ivanoviqi!

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi ka aderuar në LDK, ka thënë se është e papranueshme deklarata e kryeministrit Albin Kurti, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

Pantina ka thënë se lëvdata që ka bërë Kurti ndaj ish-politikanit serb, janë të turpshme, dhe se i njëjti është munduar të bëjë spastrime etnike ndaj shqiptarëve.

Pantina ka thënë se i ndjeri ishte dënuar për krime të shqiptarëve në vitin 2000.

“Secila vrasje që ka ndodhë në Kosovë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit duhet të zbardhen, dhe për këtë tashmë ka një proces gjyqësor që është duke u zhvilluar, por kjo absolut nuk e zhbën atë se çfarë Oliver Ivanoviq kishte bërë dhe për të cilën ishte dënuar. Pra ai i ka drejtuar grupin i cili është quajtur ‘Rojet e urës’ dhe të cilët kanë vrarë më shumë se dhjetë persona civil shqiptarë të pjesës veriore”.

Të ngjajshme

Të fundit