37.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Parkingu në klinikë makth për qytetarët, por jo dhe për zyrtarët

Vend parkimi për personat me aftësi ndryshe në Kliniken Nënë Tereza në Shkup, sot ishte i bllokuar.

Por për kryeministrin dhe ministrin e shëndetësisë, nuk ishte problem gjetja e një vend parkimi në këtë klinikë, pasi rrugët për veturat zyrtare ishin të hapura gjithandej.

Me 300 vendet e reja të parkimit për të punësuarit që do të shfrytëzohet infrastruktura përreth klinikës sipas ministrit të shëndetësisë Azir Aliu, do të zbutët kaosi i parkimit dhe me këtë do të lirohet vend parkim për pacientët.

“Thatë që të punësuarit thonë që na shpëtuat nga tmerri i parkingut por çfarë thonë pacientët pasi ato ankohen se duhet të sillen shtatë here rreth klinikës për të gjetur një vend parkimi?! “Politikat tona për shëndetësi do të jetë që në qendër të infrastrukturës duhet të jetë pacienti ndërsa ne tjerët jemi ato që japim shërbime dhe krijojmë politika.Pra, 300 vende të lira të ketë për pacientët në klinikë”, deklaroi Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, iniciativa e ministrit Aliu, për 300 vend parkime për të punësuarit e klinikës është për tu përshëndetur.

“Kjo iniciativë e ministrit që të sigurojë 300 vend parkime shtesë për të punësuarit është për tu përshëndetur sepse ministri është vetëm disa jave atje dhe veç më ofron zgjidhje për këtë që flisni. Unë jam i bindur se së bashku me parkingun e qytetit nuk do të krijojnë kësi ndjenja që ju e përshkruat që të sillen nëntë here që të arrijnë këtu”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Shkaku i vend parkimeve në Klinikën Nënë Tereza në Shkup, qytetarët tash më disa here janë ankuar në Alsat për rrëmujën që krijohet atje, ndërsa sa i përket asaj së a do të zbutët kaosi me këto 300 vend parkime të reja për të punësuarit pritët të shihet në të ardhmen. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit