5.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë / Vlerësim pozitiv për reformat dhe drejtësinë

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin për Shqipërinë, i përgatitur nga Andreas Schieder.

Raportuesi austriak nënvizoi se Shqipëria është tashmë një shtet pararojë me reformat integruese me objektiv anëtarësimin e vendit në familjen evropiane brenda vitit 2030.

Në këtë raport u bëhet thirrje palëve për dialog politik për të zbatuar në praktikë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Puna e organeve të reja të drejtësisë, në veçanti e SPAK-ut, në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar është vlerësuar maksimalisht në këtë raport.

Në këtë mbledhje Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga deputetët Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Toni Gogu dhe Etjen Xhafaj. Ky komision do të njihet në orët në vijim edhe me raportin e vëzhguesve të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë.

 

 

 

burimi / Klan News

Të ngjajshme

Të fundit