Për herë pas 60 vitesh, një herë e një kohë gjigant i smartfonëve ka vendosur të ndryshojë logon ikonike. Ditën e Dielë në ditën e parë të Kongresit Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë, kompani zbuloi një identitet të ri brendi dhe është një ndryshim dramatik.
Ndërfaqja ikonike në ngjyrë blu nuk është më që përcaktonte identitetin e logos. Kompania ka adoptuar një pamje e cila është më moderne dhe më dixhitale.
“Kemi vendosur të përditësojnë strategjinë tonë, dhe për këtë kemi rifreskuar brendin për të reflektuar atë që jemi sot, një kompan B2B teknologjike dhe lider në të ardhmen e rrjeteve dhe cloud.
“Në mendjet e shumë njerëzve është ende një brend mobil por nuk është më ajo Nokia,” tha CEO Pekka Lundmark. “Duam të lancojmë një brend të ri i përqendruar tek rrjetet dhe dixhitalizimi industrial, një gjë krejt ndryshe nga telefonët e dikurshëm që Nokia ishte e përfshirë.”
A është fundi i një logoje që aq shumë njerëz e deshtën? Jo medoemos. Biznesi i telefonëve Nokia nuk ka qenë pjesë e vetë kompanisë që kur Microsoft e bleu për 7 miliardë dollarë në 2014-ën.
Në 2016-ën gjiganti i teknologjisë e shiti tek HMD Global duke marrë të drejtat e shitjet të brendit të smartfonëve dhe tabletëve Nokia. /PCWorld Albanian