Pas Manuel Nojerit, një tjetër dëmtim ka prekur skuadrën e Bajern Munihun. Nga kombëtarja, ku ishte i grumbulluar, mbrojtësi kanadez Alfonso Dejvis u detyrua të largohej herët nga fusha. Dëmtimi ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve “Concaf” midis Kanadasë dhe Amerikës. Lojtari ka patur një problem me tendinat e gjurit.
Dejvies ka mbërritur menjëherë në Munih për t’iu nënshtruar analizave më të detajuara, por ai rrezikon të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Klubi gjerman ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, pasi pret të mësojë përgjigjen e analizave. Gjithsesi, gjendja e tij mbahet nën monitorim, por ai nuk do të aktivizohet këtë fundjavë në kampionat. Ndeshja e parë ndaj Interit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhet më 8 prill.