18.8 C
Skopje
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Pas shumë punësh të padukshme, një punë që shihet – Salla “Partizani” po rikonstruohet

Salla sportive “Partizani”, e njohur për historinë dhe kontributin e saj në zhvillimin e sportit në komunën e Çairit, po i rikthehet funksionit të saj të dikurshëm, informon POPULLI.mk

Aktualisht, po punohet me intensitet të plotë për rikonstruktimin e saj, një projekt që synon të krijojë kushte moderne për sportistët dhe komunitetin lokal. Edhe pse pas shumë vitesh premtime tash para zgjedhjeve lokale kanë filluar punimet në sallë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe përkushtimit institucional, ky projekt po ecën përpara me hapa të sigurt.

“Dikur e mbushur me fëmijë dhe sportistë nga disiplina të ndryshme, kjo sallë po i rikthehet funksionit të saj si qendër sportive për komunitetin tonë,” tha Ganiu.

Ai shtoi se salla “Partizani” do të jetë së shpejti në dispozicion të të rinjve, si një hapësirë moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e sportit dhe një stil jetese të shëndetshëm. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit