2.8 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Pasojat e tërmetit, Tolgahan rrëfen gjendjen e rënduar të Almedës

Mëngjesin e 6 shkurtit Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues, i cili u pasua nga disa goditje të tjera të njëpasnjëshme.

Sot kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga ajo ngjarje e rëndë, vendi akoma është i shkatërruar dhe qindra persona kanë humbur jetën.

Është e paevitueshme, ndjesia që një ngjarje e tillë të shkakton, sidomos kur e përjeton nga afër. Almeda Abazi, aktorja dhe modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi me familjen e saj, duket se akoma nuk e ka marrë vetën nga tërmeti i 6 shkurtit.

Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i saj ishte në Bebek të Turqisë, ku foli edhe për problemet që tërmeti në Turqi kishte shkaktuar tek bashkëshortja e tij, Almeda Abazi.

Tolgahan është pyetur nëse kanë marrë ndonjë masë paraprake për tërmetin.

“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj”-tha ai.

Aktori gjithashtu tha se javën e parë të Ramazanit do të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti.

Të ngjajshme

Të fundit