15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Pendarovski – Do Hoang Long: Maqedonia e Veriut dhe Vietnami ofrojnë mbështetje për promovimin e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale dhe globale

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Do Hoang Long, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç njoftuan nga kabineti i tij, duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit të Vietnamit në vendin tonë, theksoi se dy vendet e largëta i lidh miqësia e kahershme, ndërsa në memorien kolektive të popujve tanë miq, është skalitur thellë vlerësimi i paqes dhe stabilitetit, si parakushte kyçe për zhvillim.

Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Vietnami ofrojnë mbështetje dhe kontribut të tyre në bashkësinë ndërkombëtare, për promovimin e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

Presidenti ka vlerësuar se ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar dhe i ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, si në planin dypalësh, ashtu edhe në planin shumëpalësh.

Ambasadori Do Hoang Long në fjalimin e tij ka theksuar se do të bëjë gjithçka që mundet që të kontribuojë për miqësinë dhe bashkëpunimin e frytshëm mes të dyja vendeve dhe ka shprehur pritshmëri për mbështetje dhe ndihmë nga institucionet e tona.

Presidenti Pendarovski ambasadorit Do Hoang Long i ka dëshiruar sukses dhe fat në kryerjen e misionit të tij të çmuar dhe ka shprehur bindje se në kryerjen e detyrave të tij diplomatike do ta gëzojë mbështetjen tonë të plotë. 

Të ngjajshme

Të fundit