17.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Pendarovski në Podgoricë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të PBEJ-së

– Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJ) në Podgoricë të Malit të Zi.

Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, sot do të ketë fjalim në seancën plenare të takimit të shefave të shteteve dhe qeverive, ndërsa do të mbajë konferencë të përbashkët shtypi me presidentin malazez Jakov Milatoviq, në cilësi të presidentëve të vendeve që janë kryesues aktual dhe të ardhshëm me PBEJ-në.

Kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore fillon më 1 korrik 2023.

Të ngjajshme

Të fundit