5.8 C
Skopje
E diel, 8 Shkurt, 2026

Pensionistët protestojnë sot në Shkup, kërkojnë rritje të pensioneve

Pensionistët sot do të protestojnë në Shkup duke kërkuar rritjen e pensioneve.

Siç është paralajmëruar, ata fillimisht do të protestojnë para selisë së Sindikatës së Pensionistëve, e më pas do të drejtohen drejt Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku do të kërkojnë takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve dhe që pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale.

Në periudhën e kaluar pensionistët protestuan në qytetet e tyre, ndërsa për sot është paralajmëruar protesta në Shkup. Sindikata e Shoqatave të Pensionistëve nuk pajtohet me protestat.

Vitin e kaluar është miratuar një metodologji e re për llogaritjen e pensioneve, sipas së cilës tani në shtator pensionet duhet të rriten për gjashtë për qind.

 

 

Burimi INA

Të ngjajshme

Të fundit