6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Pentagoni: Su;lmi i Iranit ndaj Izraelit “dyfish më i madh” se ai i prillit

Pentagoni ka thënë se sulmi i sotëm i Iranit ndaj Izraelit ishte rreth “dyfish më i madh” se ai i prillit, sa i përket raketave balistike të përdorura, raporton “BBC”.

Në konferencë për media, gjeneralmajori Patrick Ryder tha se nga dy luftanijet amerikane hodhën një duzinë raketa neutralizuese në drejtim të raketave iraniane.

Ai nuk e konfirmon nëse goditën ndonjë nga raketat e përdorura në sulm, duke shtuar se informacioni nuk është siguruar ende.

SHBA-ja ka pretenduar se rreth 200 raketa balistike janë lansuar të martën. E në sulmin e prillit Irani kishte lansuar mbi 300 dronë e raketa.

Të ngjajshme

Të fundit