6.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Perëndimi duhet të mësojë si të jetojë me Erdoganin

Evropa duhet të gjejë mënyra për të kërkuar partneritete në të cilat ajo u ofron vlerë bashkëbiseduesve të saj duke pritur diçka po aq të prekshme në këmbim. Dhe duhet ta bëjë këtë në mënyrë pragmatike, por jo transaksionale, siç ka bërë deri më tani me Turqinë e Erdoganit. Është një gjë të kesh një bisedë të sinqertë ku Evropa përcakton se çfarë ka nevojë dhe çfarë mund të ofrojë, duke u inkuadruar si brenda kontureve të të drejtave dhe ligjit

 

Nga Politico.eu

Zgjedhjet e fundit në Turqi flasin për qëndrueshmërinë demokratike të një shoqërie që meriton mbështetje, por na tregon edhe diçka për qëndrueshmërinë e populizmit autoritar. Një pjesëmarrje prej 89 për qind e votuesve në një vend me afër 90 milionë banorësh është një rezultat zgjedhor që i bën me turp shumicën e demokracive liberale. Turqia, natyrisht, nuk është një demokraci liberale. Shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, një shtet  i gërryer ligjor dhe një ndarje e shkatërruar e pushteteve nuk lënë vend për dyshime. Megjithatë, në mënyrë paradoksale, kjo është pikërisht ajo që e bën raundin e parë elektoral të Turqisë kaq të jashtëzakonshëm: në një sistem politik ku të drejtat dhe kontrollet dhe ekuilibrat janë shfuqizuar, zgjedhjet nuk mund të jenë të drejta. Megjithatë, asnjë kandidat nuk mori shumicën absolute, duke e çuar Turqinë në një raund të dytë votimi më 28 maj.

Por vështirë se mund të imagjinohet një raund i dytë zgjedhjesh në Rusinë e Vladimir Putinit, Kinën e Xi Jinping ose Egjiptin e Abdel Fattah el-Sisi. Sistemi politik turk nuk është demokratik, por shoqëria turke ka demonstruar një qëndrueshmëri demokratike për t’u admiruar në mbarë botën. Dhe pavarësisht nga rezultati i raundit të dytë, kjo kërkon reflektim.

Duke u mburrur me një rezultat prej 49.5 për qind në raundin e parë të garës presidenciale të Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tani është në rrugën e duhur për një rezultat pozitiv në raundin e dytë. Dhe nëse një pjesë, nëse jo e gjitha, e 5 përqindëshit të votave të kandidatit nacionalist të raundit të parë Sinan Oğan përfundon me liderin aktual – në varësi të marrëveshjeve të arritura gjatë dy javëve të ardhshme – do të jetë një fitore e qartë kundër kandidatit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu. Është e vërtetë që këto rezultate janë shumë larg pritshmërive të opozitës. Ndërkohë që anketuesit e kanë nënvlerësuar më parë fuqinë e Erdoganit, shumë menduan se këtë herë do të ishte ndryshe. Inflacioni i lartë, një ekonomi ngecëse dhe një tërmet i keqpërdorur në mënyrë spektakolare që mori jetën e 50,000 njerëzve ishin arsye të forta për ta pritur një kthesë radikale. Megjithatë nuk ndodhi diçka e tillë. Përkundrazi, raundi i parë i zgjedhjeve në Turqi tregon për një vend gjithnjë e më të ndarë gjeografikisht, nacionalizmin në rritje, një luftë kulturore të rrënjosur thellë dhe tërheqjen e qëndrueshme të autoritarizmit populist.

Megjithatë, rizgjedhja e Erdoganit do të ishte një rezultat i përshtatshëm për Evropën. Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të flasë për vlerat, duke e goditur autoritarizmin e Turqisë – mbi të cilin ajo nuk ka asnjë ndikim – ndërsa në mënyrë cinike do të ecë në rrugën e një marrëdhënieje thjesht transaksionale me një udhëheqës transaksional të paturpshëm.

Epitomizimi i kësaj është vazhdimi i marrëveshjes së migracionit të vitit 2016. Dhe, deri në një masë, ndalimi i Turqisë mbi pushtimin rus të Ukrainës ka sjellë gjithashtu disa përfitime – siç është marrëveshja e grurit. Mirëpo, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se e para do të vazhdojë, duke e pasur parasysh padurimin në rritje të shoqërisë turke me refugjatët – të cilit edhe Erdogani do të duhet t’i japë një përgjigje – ajo që është e sigurt është se Kılıçdaroğlu do të largohej nga një marrëdhënie e tillë transaksionale. Dhe ndërkohë që ai do ta kthente demokracinë e Turqisë në rrugën e duhur nga njëra anë, nga ana tjetër, ai përfundimisht do të trokiste në derën e anëtarësimit në BE. Prandaj, fitorja e opozitës do ta detyronte BE-në të shikohej në pasqyrë, duke ekspozuar kontradiktat e saj të shumta. Dhe për sa i përket Turqisë, ky reflektim nuk është i mirë. A do të thotë kjo se BE-ja tani mund të ulet, të pushojë dhe të supozojë se gjithçka mbetet e njëjtë? Jo.

Zgjedhjet turke flasin për qëndrueshmërinë demokratike të një shoqërie që meriton vëmendje dhe mbështetje. Edhe nëse Erdogan do të futet në dekadën e tij të tretë në pushtet, kjo dëshmon se ai dhe Turqia nuk janë sinonime.

Për Evropën, kjo do të thotë abstenim nga dyfishimi i kritikës së qortimit ndaj demokracisë turke – e cila, mes një shoqërie gjithnjë e më nacionaliste, ka më së shumti një efekt bumerang. Në vend të kësaj, ajo kërkon kërkimin e mënyrave alternative më të qeta për t’u angazhuar me shoqërinë turke përtej liderit të saj. Vazhdimi në një marrëdhënie ekskluzivisht transaksionale me Turqinë nëpërmjet Erdoganit nuk i jep drejtësi Turqisë, dinamizmit apo potencialit të saj për ndryshim. Kësisoji, zgjedhjet e Turqisë na tregojnë gjithashtu diçka për qëndrueshmërinë e populizmit autoritar, autokracitë elektorale dhe vendet demokratike dhe autoritare që nuk dakordohen me Evropën dhe Perëndimin. BE-ja duhet të mësohet të jetojë me këto vende, duke reflektuar se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë. Dhe ajo që nuk mund të bëjë është të shpresojë ta ndryshojë këtë situatë përmes diplomacisë deklarative, predikimit dhe bindjes. Askund nuk është kjo më e qartë se sa në përpjekjet e dështuara të fuqive perëndimore për t’i joshur vendet e luhatura në Afrikë, Azinë Lindore dhe Amerikën Latine për luftën në Ukrainë, duke folur për rendin e bazuar në rregulla, demokracinë dhe antikolonializmin.

Kjo nuk do të thotë që Evropa duhet t’i heqë këto argumente, ose t’u kthejë shpinën atyre që nuk janë dakord me të, duke i mundësuar Rusisë ta luajë lojën “West versus Rest” (zakoni i ndarjes së vendeve në dy grupe).

Përkundrazi, Evropa duhet të gjejë mënyra për të kërkuar partneritete në të cilat ajo u ofron vlerë bashkëbiseduesve të saj duke pritur diçka po aq të prekshme në këmbim. Dhe duhet ta bëjë këtë në mënyrë pragmatike, por jo transaksionale, siç ka bërë deri më tani me Turqinë e Erdoganit. Është një gjë të kesh një bisedë të sinqertë ku Evropa përcakton se çfarë ka nevojë dhe çfarë mund të ofrojë, duke u inkuadruar si brenda kontureve të të drejtave dhe ligjit. Por është krejt tjetër të predikosh vlera ndërkohë që ndjek në mënyrë cinike transaksione, duke shpresuar thellë-thellë se ndryshimi politik brenda atyre vendeve nuk do t’i ekspozojë asnjëherë kundërthëniet e Perëndimit.

Të ngjajshme

Të fundit