3.8 C
Skopje
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Përse Kurti është kaq “problem” në RMV ?

Me të fituar zgjedhjet në Republikën e Kosovës, absolutisht Albin Kurti u bë i paprekshëm në vendin e tij si dhe nuk mbeti më fjalë për të thënë kundër tij. Populli vendosi në zgjedhjet e kaluara që Albin Kurti duhet ta udhëheq shtetin drejt të ardhmes më të mirë e me më pak krim dhe korrupsion.

LVV-ja e Kurtit theu të gjitha barrierat në Kosovë, duke i lënë shumë prapa partitë tjera të cilat gjatë fushatës vetëm ofendonin e poashtu ironizonin duke thënë se Kurti asnjëherë nuk mund ta bëjë Qeverinë i vetëm. Nuk ka shancë thonin. Por ja që populli vendosi ndryshe, duke i dhënë kryeministrit Kurti një fitore të mahnitshme dhe duke i dënuar ata që vetëm pasuroheshin në kurriz të qytetarëve, ndërsa qytetarët dita ditës prisnin t’i dënonin.

Kthehemi në Maqedoninë e Veriut, vend ku para disa viteve Albin Kurti kishte paralajmëruar shtrirjen e VV-së por që rezultoi të jetë koha e gabuar. Gjithashtu rikujtojmë se Albin Kurti edhe më herët ka përkrahur partitë opozitare shqiptare në RMV e poashtu edhe kandidatin për president para pesë vitesh, Blerim Rekën.

Sot po i njëjti Albin ka dalë në përkrahje të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut duke futur kështu edhe këshilltarin e tij brenda koalicionit opozitar shqiptar “Lidhja Europiane për Ndryshim”, Bekim Qokun. Zanafilla e kyqjes së Kurtit në politikën shqiptare në RMV është e hershme, kjo nuk është sot për sot, por një gjë nuk është e qartë; përse shumë analistë e politikanë si të RMV-së po edhe të Kosovës e Shqipërisë këtë inkuadrim të Albin Kurtit po e shohin si rrezik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut!? Kujt po i dhemb më së shumti “fuqia” të cilën e posedon kryeministri i Kosovës momentalisht ku edhe nga sondazhi i fundit doli që pa diasporën mbështetja ndaj tij në Kosovë është 48%.

Kush po i frikësohet ndryshimit në RMV ose më mirë thënë përse po i frikësohen ndryshimit në skenën politike!?

Të ngjajshme

Të fundit