Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në hyrje të fshatit Batincë, në rrethinën e Shkupit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:15, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se një person ka qëlluar me armë ndaj një personi tjetër, i cili ka marrë lëndime.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.




