Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve nw vend për arrestimin e Agron Mentor Gashit, i cili dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Pejë.
Siç njofton policia, i dyshuari është recidivist i veprave penale.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com
Tre persona janë plagosur mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara mirë në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha”.
