15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Po, po… shqiptarët kanë nevojë për Akademi Shqiptare që s’do lejojë diskriminimin dhe ofendimin

Shkruan: Fejzi Hajdari

Gjykuar në bazë të zhvilimeve antishqiptare që janë bërë në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në stilin tanimë të njohur si dikur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), jo vetëm VLEN, por shumë parti politike shqiptare, bile edhe para vitit 2001, është dashur ta ngrisin e nisi një nismë të tillë.

Po, njëherë bre, ama njëherë nga ASHAM-ja, nuk e pamë një nismë të hajërit për shqiptarët. Ama besoni, asnjëherë… E kundërta gjithmonë ka ndodhur, si injorim, përbuzja, ofendimi, anashaklimi dhe përjashtimi i shqiptarëve nga ky institucion i lartë shkencor. Edhe disa (e potencojë “disa”) akademikë shqiptarë që ishin pjesë e Akademisë, ose ishin “shqiptarë me profesion” ose “shqiptarë sipas nevojës”, që me fjalë të tjera, më shumë i shërbeni politikës antishqiptare sesa përfaqësimit të interesit shqiptarë aty…

Për t’i biem shkurtë, akademikët antishqiptarë maqedonas (që janë mbi 80%), me punën e tyre, me urrejtjen e kamufluar ndaj shqiptarëve, vetëm se i dhanë flakë idesë, e cila ishte dashur shumë më herët të fillojë.

Enciklopedia fyese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve, është vetëm njëra prej shumë dëshmive se aty janë zier gjellërat më helmuese ndaj shqiptarëve. Vetëm mos thoni sa ajo (Enciklopedia ofensuese) është botuar pa dijeninë dhe aminin e politikës maqedonase (pozitë-opozitë).

Të gjitha këto të zeza të ASHAM, e besuat apo jo, janë gjellëra të kuzhinës antishqiptare të SANU (Akademisë Serbe), e cila me shekuj ka kultivuar politikë institucionale anqtishqiptare që nga “Naçertanja” e Ilija Garashaninit (1884), me qëllim të dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

Prandaj, shqiptarët sot, nuk duhet shumë të mendojnë e analizojnë, për ta kuptuar realitetin e hidhur me ASHAM, se prej nga i merrë me copy-paste “formulat e metodat” antishqiptare, për të hartuar Enciklopedi fyese e ofenduese për shqiptarët.

Paramendoni kur në një shtet, si Maqedonia Veriore, Akademia që konsiderohet si “tru i kombit” merret me politikë të tillë antishqiptare, çfarë mund të presim nga institucionet tjera ose nga tifozët e Vardarit “Komitët”, të cilët si duket të “frymëzuar” nga ‘akademikët” me tru të akademikëve serbë, në mes të Shkupit kërkojnë “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë!”… Formë bashkëjetes ju duket kjo thirrje fashizoide, e cila asnjehere s’u dënua nga institucionet e organet perkatese????

ASHAM-së duhet t’i përcillet vetëm një selam: Puna e Akademisë Shqiptare, është punë e kryer. Mund vetëm të fotografohen… Siç u krye dikur edhe puna e Universitetit të Tetovës, gjatë vitit 1994. Sa ma shpejt ta kuptoni, aq më mirë për juve. Zoti ua largoftë mendjen e keqe ndaj shqiptarëve…

Kthim mbrapa s’ka. E lypët, e gjetët! Mos bëni tani “ka patu akademikë shqiptarë” “jemi të hapur”…! Nëse ka të tillë merrni çoni në shtëpi! Akademia Shqiptare është punë e kryer. Akademinë Shqiptare e lindi puna juaj shovene, ofenduese edhe fyese ndaj shqiptarëve.

Të ngjajshme

Të fundit