14.8 C
Skopje
E premte, 25 Shtator, 2026

Policia arre’ston ish-ministrin Dimkovski dhe ish-drejtorin Nimetulla Ramadani

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje në Kumanovë mbi dyshimet për shpërdorime me detyrën zyrtare, shkruan Alsat.

Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe ish drejtori i NP Agro-berza, Nimetulla Ramadani.

Nën pranga ka përfunduar edhe një zyrtarë tjetër i kësaj ministrie. Për momentin nën shoqërimin e policisë po dërgohen në stacionin policorë të Gazi Babës në Shkup./Alsat.mk