13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Policia bastis disa lokacione në Haraçinë, Çair e Luboten, sekuestron arsenal arm’ësh

Policia bastis disa lokacione në Haraçinë, Çair e Luboten, sekuestron arsenal arm’ësh

0
60

Sot në mëngjes policia ka kryer një aksion të koordinuar dhe kontrolle në disa lokacione në Haraçinë, Mojancë, Singeliq, Çair, Brez dhe Luboten, me qëllim parandalimin e trafikimit të paligjshëm të armëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë kontrolleve janë gjetur tre pushkë automatike, dy pistoleta, një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm, si dhe pesë automjete motorike dhe disa telefona celularë, të cilët janë konfiskuar për hetime të mëtejshme.