26.2 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Policia bastis një shtëpi në Batincë, konfiskohen ar’më dhe municion

Sot në orën 09:00, në fshatin Batincë të Shkupit, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria 53-vjeçarin E.H. nga fshati Batincë, pasi gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të tij, me urdhër paraprak gjyqësor, u gjetën dhe u konfiskuan tre pistoleta dhe 643 fishekë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj E.H. do të ngrihet kallëzim penal në procedurë të përshpejtuar.