Bëhet me dije se hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim nga ana e Njësisë së antidrogës
Një person është arrestuar në Prizren nga policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë gjatë disa kontrolleve në dy lokacione, pas arrestimit të 31-vjeçarit me iniciale H.K., policia ka sekuestruar 4.4 kilogramë kokainë me vlerë 300 mijë euro.
Gjithashtu janë sekuestruar:
- -Dy (2) peshore elektronike;
- -Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;
- -Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;
- -Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;
- -Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;
- -Një (1) skalper;
- -Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.