18.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Politikanët maqedonas: Albin Kurti të shpallet ‘non grata’

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar sanksionimin e drejtuesve të komunës së Çairit dhe Tetovës, për siç ka thënë, “provokimet nacionaliste që propozojnë ide shoviniste të shteteve të mëdha”, të shprehura gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten.

Kryeministri Albin Kurti qëndroi në këto dy komuna të banuara me popullatë shqiptare, me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe atij të Tetovës, Bilal Kasami. Kurti mori pjesë në përurimin e një rrugë me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi në Çair, ndërsa në Tetovë mori pjesë në lëshimin në përdorim të një rruge në Malësinë e Tetovës.

Gjatë kësaj vizite Kurti dhe kreu i Tetovës folën edhe mbi nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej rreth 6 kilometra, që do të lidhte Tetovën me Prizrenin. Kurti u prit me flamuj e simbole tjera kombëtare shqiptare.

Sipas Pendarovskit, simbolet e shpalosura në këto takime ishin provokuese, ndërsa në asnjë moment nuk shfaqe flamuri maqedonas. Veç presidentit Stevo Pendarovski, për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë reaguar edhe partitë tjera maqedonase disa prej të cilave kanë kërkuar shpalljen non grata të kryeministrit të Kosovës.

 

 

Burimi TopChannel

Të ngjajshme

Të fundit