Omer Ajdini nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka numëruar të pabërat e Sadulla Durakut, kandidat i Frontit Europian për deputet në Nj.Z. 2 derisa në të kaluarën udhëhiqte me ministri dhe komunë, shkruan POPULLI.mk
Është mirë politikanëve si Sadulla Duraki populli me ja dhënë përgjigjen që e meritojnë.
• Ishte Ministër i Ambientit Jetësor, ndërsa sot e 20 vite deponia në hyrje të komunës së Likovë po vret banorët e 3 fshatrave përreth me tym kancerogjen.
• Ishte Ministër i Bujqësisë, sot afër 40% të të varfërve janë bujq ndërsa sektori i bujqësisë s’ka qenë kurrë më i shkatërruar.
• Ishte kryetar komune për 8 vite, ndërsa fshatrat e komunës së Likovës mbetën pa ujë e kanalizim.
• Ishte njeriu më i pushtetshëm për 20 vite nga Komuna e Likovës, sot mbi 10 mijë banorë të kësaj komune janë në Perendim.
Çfarë presim ndryshe nga ky njeri?! Nuk bën të harrojmë dëmin që na është bërë! Vetëm një popull vigjilent do të mund të prodhojë udhëheqës më të mirë sesa këta që i kemi pasur deri tani.
© POPULLI.mk