16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Porti i Durrësit / Përplasen Sali Berisha e Lulzim Basha

Ish kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha i cili tha se kryeministri Edi Rama dhe Basha janë aksionerë të fshehtë në kompaninë që do të ndërtojë portin e ri të Durrësit.

Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Këto akuza Basha i cilëson shpifje të Berishës, të cilat sipas tij bëhen me qëllim për të fshehur diçka.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.”, shkruan Basha.

Parlamenti shqiptar miratoi javën e kaluar kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për ndërtimin e portit të jahteve. Të premten, Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një padi ndaj asaj që e cilëson si aferën e Portit të Durrësit. Nënkryetari Oerd Bylykbashi, deklaroi se PD-ja kërkon nga Kushtetuesja të mos lejojë grabitjen e një pasurie publike, që sipas tij, i jepet kompanive offshore.

Të ngjajshme

Të fundit