Portieri i dytë i Interit, Josep Martinez është përfshirë në një aksident. Ngjarja ndodhi në mëngjes, në Fenegro afër Komos ku 27-vjeçari kishte goditur një të moshuar me veturën e tij.
Fatkeqësisht pas shumë tentimeve nga mjekët, viktima nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit duke ndërruar jetë.
Trajneri Kristian Kivu, madje edhe anuloi konferencën për shtyp e cila ishte planifikuar për sot. Ende nuk dihet se çka do të ndodhë me portierin spanjoll./IndeksOnline/
