Kreu i shtetit Stevo Pendarovski sot, më 22 dhjetor, do të mbajë fjalimin e tij vjetor para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Sipas njoftimit në ueb faqen e Kuvendit, fjalimi i presidentit Pendarovski është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së 96-të plenare të caktuar për në ora 11:00 në sallën “Maqedonia”.
Fjalimi do të transmetohet drejtpërdrejt në profilin e presidentit Pendarovski në Facebook dhe kanalin YouTube.
Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban një fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.
