7.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Presidenti Steinmeier shpërndan parlamentin, zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt

Presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau të premten parlamentin gjerman për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz.

“Në kohë të vështira, si tani, stabiliteti kërkon një qeveri të aftë për të vepruar dhe shumicë të besueshme në parlament”, tha Steinmeier në Berlin.

Pas zgjedhjeve, zgjidhja e problemeve duhet të bëhet sërish puna kryesore e politikës, shtoi Steinmeier në një fjalim.

Presidenti, posti i të cilit ka qenë kryesisht ceremonial në epokën e pasluftës, bëri thirrje gjithashtu që fushata zgjedhore të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, raporton Reuters.

“Ndikimi i jashtëm është një rrezik për demokracinë, qoftë ai i fshehtë, siç ishte rasti në zgjedhjet rumune, ose i hapur, siç po praktikohet aktualisht në platformën X”, tha ai.

Scholz, një socialdemokrat i cili do të kryesojë një qeveri të përkohshme derisa të formohet një e re, humbi një votë besimi në parlament në fillim të këtij muaji pas përçarjes së koalicionit.

Të ngjajshme

Të fundit