3.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Presidentja Osmani me reagim për bojkotin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të serbëve lokal të Veriut të Kosovës për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës. Ku u ka bërë thirrje “thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit”.

Tutje Osmani ka treguar se Serbia e ka për synim destabilizimin e Veriut të Kosovës dhe kjo është arsye sipas saj që ajo i ka detyruar përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, si dhe mbetet e pozicionuar qartë në rrugën e saj euroatlantike. Veprimet e institucioneve për barazi të të gjithëve para ligjit janë në përputhje me standardet më të larta dhe vlerat evropiane. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë rrugë”, ka treguar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se Beogradi është ai i cili po tenton ta destabilizojë Ballkanin pasi është është vegla e Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit.

Të ngjajshme

Të fundit