5.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Presidentja Osmani sot me agjendë plot takime, me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë në raund të ri të takimeve me liderët e partive opozitare.

Ajo sot ndaras do të takojë Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

Shefja e shtetit ditën do ta nis me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Gazeta ka mësuar se të parin e VV-së presidentja Osmani do ta pret në ora 10:00.

Takimi i dytë më radhë është ai me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Ky takim do të mbahet në ora 13:30.

Më pas, në ora 14:45, Osmani pret në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa, takimin e fundit për ditën e sotme ajo do ta mbajë më liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Osmani të parin e AAK-së e pret në ora 16:00.

Presidentja Osmani nesër do të takojë edhe kryetarët e partive nga komunitet joshumicë.

 

 

Burimi/Nacionale/

Të ngjajshme

Të fundit