8.8 C
Skopje
E martë, 11 Shkurt, 2025

Presidentja Siljanovska-Davkova fal shtatë persona me rastin e festave të fundvitit

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar me burg.

Prej tyre njëri është liruar plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.

Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.

Të ngjajshme

Të fundit