20.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Prindër të dëshpëruar kërkojnë drejtësi, hapet gjyqi për tragj’edinë e “Puls”-it

Prindër të dëshpëruar kërkojnë drejtësi, hapet gjyqi për tragj’edinë e “Puls”-it

0
47
A firefighter inspects a nightclub after a massive fire in the town of Kocani, North Macedonia, Sunday, March 16, 2025. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Në sallën e gjyqit në “Idrizovë” po zhvillohet një seancë e re gjyqësore për zjarrin në disko-klubin “Puls”. Pasi gjykata vendosi t’i bashkojë procedurat për dy lëndët, në bankën e të akuzuarve janë 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Atyre dhe avokatëve u është dorëzuar aktakuza e ndryshuar, ndaj duhet të deklarohen nëse ndihen fajtorë, ndërsa mbrojtja të japë fjalët hyrëse.
Në seancën e fundit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev e krahasoi “Puls”-in me “Fuçi baruti”.
Ai tha se katastrofa në disko-klubin e Koçanit nuk është aksident apo lojë e rastësishme e fatit, por bëhet fjalë për një tërësi gabimesh të ndërlidhura. Prindërit e viktimave kërkojnë drejtësi, shpesh edhe me sulme verbale ndaj disa avokatëve.
Mes të akuzuarve janë pronari i disko-klubit, ish-ministra të ekonomisë, ish-kryetarë të komunës së Koçanit, inspektorë dhe nëpunës. Në zjarr humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën.