Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski thotë se pasi refuzoi nënshkrimin e dekretit mbi Ligjin për kazinotë dhe bastoret, i njëjti duhet të kalojë në Kuvend në procedurë të rregullt. Pendarovski thotë se nëse kalon në procedurë të rregullt, është i obliguar me Kushtetutë që ta nënshkruajë të njëjtin.
I pari i shtetit tha se nuk e konteston të njëjtin ligj, mirëpo vlerëson se mënyra e sjelljes së ligjit është joadekuate, pasi kur të përdoret flamuri europian, duhet të ketë direktivë precize që kur është sjellë, dhe në këtë rast e njëjta mungon. Pendarovski thotë se për këtë çështje e ka vizituar euroambasadori Dejvid Gir.
“Para disa ditëve erdhi te unë euroambasadori Gir dhe thotë kjo është edhe një keqpërdorim në seri e flamurit europian. Do të thotë askush nuk e konteston nëse ligji është i mirë apo i keq, thotë nuk duhet të keqpërdoret flamuri europian. Nëse duam të shkojmë në BE, duhet që para se të bëhemi anëtar, të sillemi si europianë të vërtetë, thotë kjo është në mënyrë ballkanike”, tha Pendarovski.
Ndryshe, këtë ligj Kuvendi e solli në seancë më 7 shkurt 2024.
Mosdekretimi i këtij ligji, përveç një kontesti proceduralo-juridik, po i përngjan edhe një kontesti politiko-partiak në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, shkruan Zhurnal. Me miratimin e ligjit BDI arriti të përmirësojë një pjesë të imazhit të saj kur është në pyetje biznesi i kazinove, mirëpo mosdekretimi nga ana e presidentit ua “djeg” këtë imazh të përmirësuar. Aq më tepër sqarimi i presidentit se shkak për të refuzuar dekretimin e ligjit që largon bastoret e kazinot nga shhkollat është keqpërdorimi i flamurit evropian, do të thotë ai nuk është kundër ligjit por është shkelur procedura.
Kjo mund të krijon bindje në opinion se BDI si parti e parë aktualisht në koalicionin qeveritar, qëllimisht ka shkelur procedurën, që edhe të fitojë pikë politike me miratimin e ligjit, por edhe të mos dëmtojë biznesin e kazinove e bastoreve, pasi ligji nuk mund të hyjë në fuqi. Ajoq ë duam të themi është se kjo i përnagjan një “mini përplasje” mes presidentit dhe BDI-së, e shkaku mund të jetë informacioni jozyrtar se BDI po e përgatit Bujar Osmanin për kandidat presidencial, që do të thotë se nuk do të përkrahë në raundin e parë kandidatin e LSDM-së, që me gjasë do të ishte Pendarovski. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve politike, ul në minimum gjasat për fitore të kandidatit të LSDM-së që duhej të jetë “konsensual” edhe për BDI-në. Që do të thotë se nëse BDI nuk e përkrah Pendarovskin, atëherë edhe
Kjo parandjehet edhe nga pjesa tjetër e deklaratës së Pendarovskit, ku i jep të drejtë kryeministrit Albin Kurti që të përpkrahë këdo që don në Maqedoninë e Veriut. Është e qartë se ky qëndrim i presidentit nuk do t’i pëlqente Bdi-së, kur dihet se edhe vetë kryetari i saj ka thënë se Kurti po përçan faktorin politik shqiptar tek ne.
Pendarovski, pas pyetjes së gazetarëve ka folur edhe për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë. Pendarovski ka thënë se nuk i komenton deklaratat për ndërhyrjen e burrshtetasve tjerë në zgjedhjet e Maqedonisë, por ai ka treguar se çka ka biseduar me Kurtin për zgjedhjet në Maqedoni.
“Nuk dua të komentoj përfaqësuesit e jashtëm, që sipas gjitha gjasave kanë edhe ata ndonjë agjendë të brendshme, e janë duke komentuar një shtetas tjetër për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë. Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.
Mbështetje politike, Kurti mund t’i jep kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane të cilat janë si motër me ndonjë parti të brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem” tha Pendarovski.
Edhe më interesante ishte përgjigja e Pendarovskit në pyetjen: A pritni përkrahje nga BDI në zgjedhjet presodenciale, pas refuzimit të dekretimit të Ligjit?
“Kjo pyetje përmban një gabim. Ligjin e sollën, e votuan 55 persona. Prej atyre 55, komplet grupi parlamenar I BDI-së votoi “për”. Duhet të më pyesish nëse pres përkrahje edhe prej LSDM-së. Vendimi do të miratohet pas pesë deri dhjetë ditëve”, u përgjigj Pendarovski. /Zhurnal