4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Procesi eurointegrues, Ruzhin: S’ka lëvizje të dukshme, rrezikojmë afatin

Skena aktuale politike në drejtim të vazhdimit të procesit eurointegrues nuk duket të jetë premtuese në gjetjen e konsensusit për ndryshimet kushtetuese, aq më tepër, gjasat zvogëlohen për shkak të fillimit të pushimeve vjetore të deputetëve, vlerëson ish ambasadori, Nano Ruzhin.

Ai thekson edhe mungesën e vullnetit politik të opozitës maqedonase për t’u bërë pjesë e këtij projekti politik, edhe përkundër ofertave që pranoi nga pushteti aktual. Ruzhin thotë se afati kohor mund të mbërrihet nëse në fund të gushtit amandamentet kushtetuese gjenden në kuvend dhe votohen nga shumica e nevojshme, por shton se VMRO- DPMNE-ja nuk është e interesuar për këtë çështje, ndërkaq humbjet do të evidentohet nëse këtë vit nuk arrijmë t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese.

“Vlerësoj se ka kohë nëse fillohet kah fundi i pushimeve verore. Mund te gjendet patjetërsimi për ndryshimin e kushtetutës, me atë që paraprakisht të gjenden 2/3 e votave. Por kjo është çështje diskutabile, sepse siç shohim, për opozitën është më me rëndësi çështja e zgjedhjeve të parakohshme ose shtyerja e kësaj problematike, e cila është ballafaquar me sfida të mëdhaja. Nëse prolongohet, do të humbim së paku një vjet nga ambiciet tona evropiane, e dyta, mund të ballafaqohemi me konkurrencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash, me konkurrencën më të rrezikshme nga ana e Ukrainës dhe Moldavisë. Në atë rast do të hyjmë në grupin e shteteve që ecin shumë ngadalë”, u shprehë për TVM2, ish ambasadori Nano Ruzhin.

Sipas kalendarit evropian deri në nëntor duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e paralel me të edhe procesi i skriningut, për t’ia hapur rrugën mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapjes së klasterëve me BE-në. Zyrtarët e Brukselit bëjnë thirrje që të shfrytëzohet kjo dritare e mundësisë, në të kundërtën mund ta tërheqin RMV-në nga agjenda evropiane për kohë të pacaktuar, për t’u fokusuar në prioritete tjera.

Të ngjajshme

Të fundit