Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore. Sot, për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen. Për këtë rast, në shtator do të mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë qe katër vjet. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë këtë vit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
