Profesori universitar, Dashmir Idrizi e publikoi librin e tij më të ri dhe të pestin me radhë me titull “Mediat dhe sistemi pluralist në RMV”.
Ky libër u financua nga Ministria e Kulturës në RMV si edhe librat tjerë siç vijojnë:
- Sfidat e Arsimit Sipëror në gjuhën shqipe në RM – 2013
- Komunikimi me publikun – 2016
- Gazetaria televizive – 2019
- Themelimi dhe funksionimi i mediave në gjuhën shqipe në RM – 2019
- Mediat dhe sistemi pluralist në RMV – 2023
Dashmir Idrizi është Prof.Dr. pranë Universitetit të Tetovës dhe ligjëron lëndën e mediave dhe gazetarisë.
