21.8 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Pronari i veturës diplomatike, në bisedë informative në MPB Karposh

Një person paraditen e sotme është mbajtur në stacionin e Policisë në Karposht, ku po zhvillohet bisedë informative, njoftojnë burime të TV21 në MPB.

Bëhet fjalë për pronarin e veturës diplomatike me të cilën Artan Grubi lëshoi Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të redaksisë sonë, në momentin kur Grubi e ka lëshuar shtetin, me shumë gjasa nuk kanë qenë të aktivizuara masat për ndalim të lëshimit të shtetit, as nuk ka pasur urdhër “STOP”.

Ndryshe, sot MPB ka shpallur fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.