25.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme PS kryeson me 53% të votave – Rama publikon foto simbolike para...

PS kryeson me 53% të votave – Rama publikon foto simbolike para selisë rozë

0
160

Kryeministri i Shqipërisë, njëherë edhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një foto nga ambienti përpara selisë së Partisë Socialiste.

Fotoja e publikuar nga kreu i qeverisë, nga ku duket Shtëpia e Europës e ngritur në Sheshin “Skënderbej”, e cila do të presë liderët nga e gjithë bota për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj, përmban ngjyrat e selisë rozë, duke e lidhur atë edhe me kryesimin që PS-ja ka arritur deri në këto momente nga numërimi i votave në rang vendi.

Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 53.00% të votave nga numërimi i 1.273 Qendrave të Votimit nga 5.225 QV që janë në total.